Tyson Fury i dehur

VIDEO/ Humbja kundër Usyk lë pasoja, Tyson Fury filmohet i dehur! Godet kokën pas shtyllës

11 Qershor, 15:44| Përditesimi: 11 Qershor, 15:46

  • Share

Një muaj pasi humbi me Oleksandr Usyk në duelin për kampionin absolut të botës në peshat e rënda, boksieri Tyson Fury u desh të nxirrej nga kafeneja nga miqtë e tij pasi ishte nën efektin e alkoolit.

“Gipsy King” piu jashtëzakonisht shumë në një bar në Morecambe (Britani) dhe u përcoll nga vendi prej rojeve të sigurisë. Nuk kishte asnjë problem përveçse boksieri ra në gjunjë para kafenesë dhe më pas, pasi u ngrit, goditi kokën në një shtyllë dritash në rrugë.

Pas incidentit ka folur edhe një mik i tij i cili ka sqaruar situatën. “Kampioni nuk ka pirë për një vit dhe tani ka pirë shumë dhe nuk ndihej mirë”, tha një nga miqtë e tij.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?