Bayern Munich pësoi humbjen e dytë sezonale. Në shtëpi, djemtë e Thomas Tuchel u mposhtën 0-1 nga Werder Bremen. Kështu Leverkusen qëndron në distancë duke mbajtur kreun e renditjes.
Pjesa e parë e ndeshjes që vlente për javën e 18-të në Bundesligë u mbyll pa gola, kjo edhe pas anullimit të realizmit të miqve me Njinmah për pozicion jashtë loje.
Duhej një e mjatë e Weiser në të 59 minutë që dueli të zhbllokohej. Bayern Munich u duk i pafuqishëm për të barazuar, paçka se rastet nuk munguan. Me 41 pikë, bavarezët qëndrojnë në pozitën e dytë, shtatë pikë pas Leverkusenit kryesues. Bremen me 20 pikë qëndron në vendin e 12-të.
S.DH/ReportTv.al