Foto e tabelës me foton e Vuçiç dhe Putin

VIDEO/ Hiqet tabela me foton e Vuçiç dhe Putin në Zveçan, reagon Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada

25 Janar, 13:42| Përditesimi: 25 Janar, 19:59

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin, Elbert Krasniqi, kanë vëzhguar sot nga afër heqjen e billbordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiç, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në veri të vendit, në Zveçan.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Lidhur me këtë rast Sveçla u shpreh se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

POSTIMI I PLOTË:

Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?