Goli i diskutueshëm

VIDEO/ Hije trukimi në futbollin e Malit të Zi, shikoni sesi mbrojtësi lejon pësimin e golit

29 Shkurt, 13:30| Përditesimi: 29 Shkurt, 13:31

  • Share

Në Superligën e Malit të Zi, Mlladosti i renditur i fundit priti Decicin kryesues dhe në këtë ndeshje u shënua një gol, i cili shumë shpejt bëri xhiron në rrjetet sociale.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, mbrojtësi vendas, Zvonko Ceklic, në mënyrë shumë të diskutueshme lejoi topin t'i kalonte poshtë këmbëve dhe nuk u kujdes ta ndalte gjuajtjen. Goditja e Bojan Matic përfundoi në rrjetë pa asnjë pengesë.

Për ta bërë edhe më të debatueshme gjithë momentin, trajneri i vendasve pas përfundimit të pjesës së parë e la Ceklic në dhomat e zhveshjes.

"Crnogorske Vijesti" raporton se shitja e ndeshjeve është larg të qenit një gjë e re në Malin e Zi, por reagimi ndaj golit të Decicit është diçka që nuk është parë kurrë më parë, të paktën në një formë kaq të dukshme dhe të shëmtuar.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?