Tifozët e Crvena Zvezdës

VIDEO/ Heshtja e UEFA-s dhe rastet e përsëritura, 'Kosova është Serbi' edhe në Champions League

20 Shtator 2023, 15:47| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 16:02

  • Share

Në harkun e një jave pankarta dhe thirrje politike janë dëgjuar në stadiumet e Europës, aty ku më së pari duhet t'i jepnin "shkelmin" diskriminimit. Nëse të martën e një jave më parë në Bukuresht, tifozët e Rumanisë shpalosën pankarën "Kosova është Serbi" në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për Euro 2024, kjo shfaqje e shëmtuar është përsëritur sërish.

Dje, në ndeshjen e "Etihad Stadium" mes Manchester City 3-1 Crvena Zvezda, miqtë serbë kanë brohoritur në korr "Kosova - Serbia". Ultrasit miq ishin të vendosur pas njërës prej portave, duke nisur thirrjet kundër shqiptarve të Kosovës.

Për sa kohë UEFA nuk ka marrë masa për të ndëshkuar këto sjellje diskriminuese, tanimë diçka e tillë është bërë rrugë në zemër të Evropës. Kujtojmë se për sjelljen në stadiumin e Bukureshtit UEFA ka hapur një hetim disiplinor, me vendimin që ende nuk ka ardhur.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?