VIDEO/ Helikopterët ukrainas sulmojnë me raketa pozicionet e ushtrisë ruse

13 Nëntor 2022, 12:56
  • Share

1668340233_Rakjeta.PNG

Ushtria ukrainase ka goditur pozicionet ruse në fushëbetejë. Një video e filmua nga helikopterët luftarakë, shihen se si goditen me raketa dhe mitralozë pozicionet e ushtrisë ruse.

Në video shihen helikopterët ukrainase duke fluturuar ulët dhe duke hapur zjarr mbi pozicionet e rusëve, që vazhdimisht goditeshin me breshëria raketash dhe plumbash.

Sulmi është realizuar në lindje të vendit, e operacioni është realizuar më 10 nëntor, ndërsa lokacioni i saktë nuk është bërë i ditur për arsye të sigurisë, raporton The Sun.

Rusët janë tërhequr nga Khersoni, dhe ushtarët ukrainas kanë hyrë në atë zonë dhe kanë marrë kontrollin e dhjetëra vendbanimeve.

Kjo nuk është hera e parë që rusët tërhiqen nga qytetet, që i kishin marrë nën kontroll nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Është kundërofensiva ukrainase dhe humbjet e mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, që po i detyron ushtarët e Vladimir Putinit që të tërhiqen. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin zotohet për të forcuar lidhjet me Iranin! Zelensky: Janë zbuluar më shumë se 400 krime të rusëve në Kherson


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?