Kronikë

VIDEO/ Hashash në vend të rrobave në tharëse, shtëpia e marrë me qira plot me drogë në Tiranë, zbulohen pamjet! U arrestuan 3 persona, mes tyre një grua

8 Tetor 2021, 19:10| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 19:13

  • Share

Një shtëpi e mbushur plot me drogë është zbuluar në Tiranë,  ku në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre edhe një grua 54-vjeçare.  Report Tv mëson se kjo banesë ishte në zonën e Kombinatit në të cilën punonin një i ri me iniciale A. A., 28 vjeç dhe  gruaja 54-vjeçe Xh. I.

Report Tv ka siguruar pamjet nga ky apartament. Të arrestuarit  kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm. Për këtë ishte punësuar edhe një roje, i cili sinjalizonte 2 të tjerët për çdo lëvizje të dyshimtë, për pasojë sot 50 vjeçarit H. T., iu vunë pranga.

Zbulimi në Kombinat nuk është i vetmin pasi kohët e fundit, janë gjetur shtëpi kanabisi edhe në Durrës e Lushnjë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?