Adele

VIDEO/ Sulmet ndaj artistëve në skenë, Adele u drejtohet fansave: Po ju sfidoj, guxoni të…

4 Korrik 2023, 21:51| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 22:13

  • Share

Këngëtarja e famshme Adel ka kërkuar nga fansat që marrin pjesë nëpër koncerte të artistëve që të ndërgjegjësohen në mënyrë të mos ndodhin më incidenti si ai më i fundit ku u godit Bebe Rexha apo Ava Max. Apo edhe në koncertin e Pink, së cilës i hodhën hi.

Veprimi i fundit i Adele ka tërhequr jo pak vëmendje, ndërsa po qarkullon në të gjitha mediat rozë. Ajo ka dalë në skenën e koncertit teksa mban në duar një armë lodër dhe me shaka i thotë turmës që i sfidon, nëse dikush do t’i hedhë diçka do e vrasë.

“Unë ju sfidoj. Kushdo që guxon të më hedhë diçka dhe unë do t'i vras", tha ajo me shaka për audiencën e saj.

Adele e pyeti audiencën e saj nëse kishin vënë re se njerëzit duket se po “harrojnë etikën dhe sjelljen në koncerte kundrejt këngëtarëve që performojnë.

Ajo aktualisht është duke luajtur koncerte si pjesë e rezidencës së saj në Ceasar’s Palace Hotel & Casino në Las Vegas, Nevada.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?