Përleshja e tifozëve në Çeki

VIDEO/ Grushta para finales së Conference League, policia e Pragës arreston 16 italianë

7 Qershor 2023, 17:46| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 18:21

  • Share

PRAGË - Fiorentina dhe West Ham do luajnë sot më 21:00 për finalen e Conference League. Dueli zhvillohet në "Fortuna Arena" në Pragë, me policinë çeke që nuk ka qenë e qetë orët para nisjes së sfidës.

Në rrugët e Pragës ka pasur përleshje mes tifozëve, teksa policia ka vënë në pranga 16 tifozë të Fiorentinës. Në pamje duket qartë se dhuna ka qenë e ashpër, duke mos munguar as mjetet e forta në një konfrontim italo-anglez, që duket se para nisjes në stadium ka nisur në rrugë mes ultrasve.

Mësohet se nuk ka të lënduar rëndë, ndërsa forcat e policisë kanë shtuar prezencën në pikat ku janë mbledhur tifozët.

 

07.06.2023, Prague????????, Fiorentina???????? attacked pub West Ham???????????????????????????? https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/yJYj2l18dM

— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) June 7, 2023
S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?