VIDEO/ Grushta mes gjimnazistëve në Bulqizë, kampionati i volejbollit përfundon me rrahje masive! Policia i shoqëron në polici

19 Prill, 19:19| Përditesimi: 19 Prill, 19:38

  • Share

BULQIZË - Kontenstimi i pikëve ka bërë që kampionati i volejbollit mes gjimnazistëve të Bulqizës të përfundojë me një sherr masiv.

Bashkia e Bulqizës organizoi kampionatin e volejbollit mes gjimnazistëve nga kjo zonë, teksa në parket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Në ndeshjen finale gjithçka është kthyer në një përleshje masive mes gjimnazistëve dhe personave të tjerë në sallën ku po zhvillohej eventi.

Disa të rinj dhe organizatorët u shoqëruan në polici, ku dhanë deklaratat e tyre për motivet e sherrit banal.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri në reagimin në kanalet e komunikimit nuk e ka përmendur episodin e shëmtuar.

"Me fitoren e ekipit të Ostrenit përfundoi edhe kampionati i volejbollit për djem mes gjimnazeve të Bashkisë së Bulqizës! Faleminderit të gjitha shkollave pjesëmarrëse dhe institucioneve arsimore lokale për angazhimin dhe përkrahjen e tyre në realizimin e këtyre aktiviteteve sportive", shkruan ajo.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?