Granit Xhaka

VIDEO/ Granit Xhaka tregon gjakun shqiptar, mesfushori i Arsenal përplaset me Antonio Conten

16 Janar 2023, 16:42| Përditesimi: 16 Janar 2023, 16:43

  • Share

Arsenal fitoi dje 0-2 me Tottenham për javën e 20-të në Premier League, duke vijuar shkëputjen në vendin e parë të Premier League. Gjatë ndeshjes, futbollisti shqiptar i "Topçinjve", Granit Xhaka është përplasur në distancë me trajnerin e Spurs, Antonio Conte.

Shqiptaro-zvicerani nuk është kursyer me italianin, me këtë të fundit që e ka sulmuar me fjalë. Si për të treguar se është gjaknxehtë në fushë, Xhaka nuk është kursyer as me trajnerin kundërshtar.

Deçiziv në fushën e lojës, Xhaka është kthyer në liderin e ekipit prej kohës, teksa këtë sezon ka marrë "përdore" të rinjtë e skuadrës, duke qenë në vendin e parë të Premier League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?