Goli i Hulk

VIDEO/ Goli që po 'çmend' botën e futbollit, Hulk shënon nga 35 metra me goditje dënimi

7 Gusht 2023, 10:17| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 10:26

  • Share

BRAZIL - Atletico Mineiro fitoi 0-2 në transfertë me Sao Paolo, për javën e 18-të të kampionatit brazilian të futbollit. Në këtë sfidë goli i parë u shënua nga Hulk, ish-sulmuesi i Brazilit. I njohur për goditjet e forta dhe golat e "çmendur", Hulk ka shënuar një tjetër gol që të bën të vendosësh "duart në kokë".

Në minutën e katërt të ndeshjes, Hulk provoi nga afro 35 metra për ta dërguar topin në trekëndësh. Edhe pse në fushë kundërshtare, edhe tifozët e Sao Paolo mbetën të befasuar nga një gol i tillë fenomenal. 37-vjeçari ia ka dalë të shënojë kështu një nga golat më të bukur të karrierës, duke i hapur rrugë tri pikëve të të tijve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?