Qazim Laçi

VIDEO/ Goli i Qazim Laçit shpallet më i bukuri te Sparta e Pragës

27 Dhjetor 2023, 10:29| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 10:31

  • Share

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi është një pikë fikse e Spartës së Pragës në Çeki. Veç muskujve në mesin e fushës, Laçi ka treguar se është i aftë edhe të shënojë.

Goli i tij nga goditja e dënimit në eliminatoret e Champions League kundër Copenhagen është shpallur si më i bukuri në një votim për skuadrën e tij. Paçka se shënon pak, Laçi ka marrë "kurorën" për golin më të bukur të vitit 2023 në ekipin e Spartës.

Goli me Copenhagen në ndeshjen kualifikuese u shënua në shtesë (3-3), teksa pas penalltive, një e shënuar nga Laçi, ishte Copenhagen që u tregua më e saktë dhe shkoi në grupet e Champions. 27-vjeçari nga Peshkopia është një element i rëndësishëm edhe për Kombëtaren kuqezi, me trajnerin Sylvinho që e ka në plane.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?