Giacomo Vrioni

VIDEO/ Goli i parë sezonal, Giacomo Vrioni 'perlë' me amerikanët! E ndal sferën në trekëndësh

15 Mars, 09:43| Përditesimi: 15 Mars, 09:44

  • Share

Giacomo Vrioni ka shënuar golin e parë sezonal me New England Revolution. Sulmuesi i Kombëtares ka gjetur rrjetën në barazimin 1-1 në Costa Rica kundër Alajuelense, për Champions Cup. Paçka barazimit, Vrioni dhe të tijtë kalojnë në çerekfinalen e turneut edhe pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë.

Të ndodhur në disavantazh, Vrioni vendosi ekuilibrat në minutën e 81. Pasimi i bukur nga Bajraktarevic u shfrytëzua nga Vrioni, që pas një lëvizje fantastike në zonë e ndali sferën në trekëndëshin e Moreiras.

Dëmtimi ka bërë që 24-vjeçari kuqezi mos marrë shumë minuta këtë sezon, teksa duket se ka lënë pas gjithçka dhe është gati për trajnerin Porter.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?