Ernest Muçi

VIDEO/ Goli i Ernest Muçit zgjidhet si më i miri për vitin 2023

12 Janar, 11:45| Përditesimi: 12 Janar, 11:47

  • Share

POLONI - Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi vijon të bëjë mirë te Legia e Varshavës, me 22-vjeçarin që kërkohet nga disa klube edhe në Premier League. Së fundmi, goli i Muçit në Europë është shpallur si më i miri i vitit 2023 te Legia.

Në një votim të tifozëve polakë, realizimi perfekt i shqiptarit kundër Aston Villas në Conference League ka marrë më shumë vota. Edhe tifozët janë të dashuruar pas Muçit, me sulmuesin që në treg kushton 8 milionë euro.

Shtatë ndeshje dhe dy gola për Muçin me Kombëtaren, teksa këtë sezon me Legian ai është aktivizuar në 34 takime dhe ka shënuar 9 gola dhe dhënë dy asiste.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?