Armando Sadiku

VIDEO/ Goli i 8-të sezonal, Armando Sadiku shënon në Indi

11 Prill, 22:20| Përditesimi: 11 Prill, 22:21

  • Share

Armando Sadiku ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin indian të futbollit dhe po ndihmon ekipin e tij t’i afrohet trofeut të parë të rëndësishëm të sezonit, atë për vendin e parë në renditjen e kampionatit.

Sulmuesi shqiptar la shenjën e tij në fitoren 0-4 që Mohun Bagan arriti përballë Bengalurut. 32-vjeçari e nisi si titullar ndeshjen dhe në minutën e 59-të realizoi golin e katërt për skuadrën e tij, dhe të tetin sezonal në elitën e futbollit indian.

Mohun Bagan renditet në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se kryesuesit e Mumbai Cityt.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?