Pamje nga ndeshja

VIDEO/ Gol spektakolar nga 28 metra, Austria fiton kundër Italisë! Dy kombëtaret mungesa të mëdha për Kupën e Botës

20 Nëntor 2022, 22:41| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 22:42

  • Share

Austria fitoi 2-0 me Italinë në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në stadiumin "Ernst Happen" në Vienë. Për vendasit e trajnerit Ralf Rangnick shënuan Schlager dhe Alaba. Pas fitores me Shqipërinë (1-3) në "Air Albania" katër ditë më parë, italianët pësojnë dy gola dhe humbasin kundër një skuadre të fortë fizikisht.

Ndeshja u hap në minutën e gjashtë me Schlager, që kaloi të tijtë në avantazh. Në minutën e 35, Alaba me një perlë nga goditja e dënimit dhe nga një distancë prej afro 28 metrash do shtangte Donnarumman në portë. Edhe pse me ndërrime të shumta në pjesën e dytë, skuadra e Mancinit nuk e gjeti golin. Kujtojmë se Italia dhe Austria nuk do jenë pjesë e Botërorit që nisi sot.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?