VIDEO/ Gol pas gjashtë sekondash, Austria dhuron spektakël në miqësore

23 Mars, 19:19| Përditesimi: 23 Mars, 20:17

  • Share

BRATISLLAVË - Sllovakia dhe Austria po zhvillojnë një duel miqësor në futboll. Skuadrat kombëtare të dy vendeve luajnë në "Tehelne Arena", teksa vetëm gjashtë sekonda janë dashur për të zhbllokuar rezultatin.

Miqtë e Ralf Rangnick kaluan në avantazh me Christoph Baumgartner pas vetëm pak sekondave. 24-vjeçari i Leipzigut në Bundesligë u nis nga mesi i fushës, dribloi tre kundërshtarë dhe mposhti portierin Martin Dubravka me një goditje të saktë.

Spektakël në fushë, me tifozët vendas që u shokuan, por gjithashtu mes tyre pati edhe duartrokitje për këtë gol që është ndër më të shpejtët në histori.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?