Goli i Givanildo de Sousa (Hulk)

VIDEO/ Gol nga mesi i fushës, Hulk-u i befason të gjithë

4 Qershor 2023, 10:06| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 10:19

  • Share

Atletico Mineiro fitoi 0-1 kundër Cruzeiro për javën e nëntë në elitën e futbollit në Brazil. Goli me vlerën e tri pikëve u shënua nga Hulk në të 26 minutë. Sulmuesi që ka një potencë të frikshme në goditje shënoi nga më shumë se 35 metra, duke shtangur portierin Rafael Cabral.

Video e golit ka bërë shëtitjen në medie, me fansat që vlerësuan Hulk-un. Ish-sulmuesi i Portos apo Zenitit njihet për gola të tillë. 36-vjeçari prej 2021 është ritkhyer në Brazil, aty ku deri më tani ka shënuar më shumë se 60 gola. Me këtë tri pikësh Atletico shkon në vendin e dytë me 17 pikë, katër më pak se Botafogo.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?