Andre Onana

VIDEO/ Gol nga mesi i fushës, Andre Onana turpërohet te Manchester United

5 Gusht 2023, 15:14| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 15:15

  • Share

Manchester United po fiton 3-1 kundër Lens në një test miqësor që po luhet në "Old Trafford". Paçka përmbysjes së rezultatit, goli i parë i ndeshjes u shënua nga francezët e Lens. Në minutën e 23-të, ishte Sotoca që shënoi nga 45 metra, duke turpëruar në portë Andre Onanën.

Gardiani nga Kameruni vetëm pak javë më parë u bashkua me "Djajtë" e ten Hag, teksa United pagoi 52 milionë euro te Interi. Në provën e parë përballë tifozëve, Onana pëson një gol nga 45 metër, duke bërë figurë të keqe.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Lens, ndërsa në të dytën United përmbysi me Rashford, Antony dhe Casemiro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?