Festa e golit

VIDEO/ Gol nga 30 metra, Edon Zhegrova mahnit francezët

4 Shkurt, 16:43| Përditesimi: 4 Shkurt, 16:44

  • Share

Edon Zhegrova ka shënuar golin e tetë me fanellën e Lille këtë sezon në Ligue I të Francës. Talenti i Kosovës ka mahnitur të pranishmit në stadium, duke shënuar nga 30 metra për të shtangur portierin.

Për javën e 20-të të kampionatit, Zhegrova "vulosi" tri pikët dhe në minutën e 40-të shënoi golin e katërt të ndeshjes kundër Clermont. Vendasit nuk e vendosën në diskutim suksesin, teksa shënuan katër herë në pjesën e parë.

24-vjeçari Zhegrova ka treguar se ka potencial për të ardhmen, me Lille që në janar refuzoi disa oferta për të. Sulmuesi anësor nuk e ka fshehur se dëshiron të luajë për Barcelonën në të ardhmen.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?