Përplasja mes futbollistëve

VIDEO/ Gol në minutën e fundit, përleshje masive mes futbollistëve në River Plate - Boca! 7 kartona të kuq

8 Maj 2023, 09:37| Përditesimi: 8 Maj 2023, 09:39

  • Share

BUENOS AIRES - Superklasikja e futbollit argjentinas mes River Plate dhe Boca Juniors përfundoi me fitoren e vendasve 1-0. Në stadiumin "Monumental" në Buenos Aires, vendosi goli i Miguel Borja në minutën e 90+3 të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.

Kaq ka mjaftuar që situata në fushë për minutat e mbetura të dilte nga kontrolli, me arbitrin Herrera që nxori nga xhepi shtatë herë kartonin e kuq. Miqtë kontenstuan vendimin, me arbitrin që nuk u konsultua me VAR.

Pas minutës së 90+12, kjo për shkak të kohës shtesë, futbollistët e të dyja skuadrave u përleshën masivisht mes tyre. Tre nga vendasit dhe katër nga futbollistët miq dolën me karton të kuq, ndërsa nuk munguan as lojtarët e stolit.

Përleshje edhe në tribuna, teksa dhuna ka shfaqur edhe sende të forta në fushë. Në fund vendasit sigurojnë tri pikë, teksa pamjet e përleshjeve po bëjnë xhiron e medieve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?