Festa e Liverpool

VIDEO/ Gol në minutën e 118, Liverpool thyen Chelsean në finale dhe ngre trofeun e Carabao Cup

25 Shkurt, 18:54| Përditesimi: 25 Shkurt, 18:56

  • Share

Liverpool ia doli të fitonte 1-0 kundër Chelsea në finalen e Carabao Cup dhe në Wembley të ngrinte për herë të dhjetë këtë trofe. Tanimë të kuqtë sigurojnë trofeun e parë sezonal dhe këtë në minutat e fundit të shtesës prej 30 minutash me golin e kapitenit van Dijk.

Në Londër përballja ishte emocionuese, me dy skuadrat që u futën në fushë me qëllimin për të marrë një trofe pas 90 minutave. Pjesa e parë ishte e mirë për Chelsean, që shënoi me Sterling pas 33 minutave lojë, mirëpo gjithçka u anulua pasi sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje.

Në të dytën Liverpool shënoi me van Dijk në të 60 minutë, por sërish goli u anulua për pozicion jashtë loje. Me kohën e rregullt që u mbyll 0-0, skuadrat iu drejtuan shtesës prej 30 minutash.

Duhej pikërisht minuta e 118 e ndeshjes që kapiteni  van Dijk të shënonte me kokë pas një krosimi të Tsimikas nga këndi, duke i dhënë trofeun e dhjetë të Carabao Cup Liverpoolit.

Në Wembley festoi pjesa e kuqe e stadiumit, me Klopp që dukshëm ishte në festë për këtë sukses të të tijve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?