Goli i Bernardeschi-t

VIDEO/ Gol fantastik nga goditja e këndit, Bernardeschi futet në historinë e Torontos

3 Prill 2023, 16:02
  • Share

Toronto dhe Charlotte barazuan 2-2 në MLS amerikane të futbollit. Sfida u hap në minutën e gjashtë për vendasit, me Bernardeschin që shënoi gol spektakolar nga goditja e këndit. Trajektorja e së majtës mori një kthesë të çuditshme, me gardianin vendas Marks që mbeti i shtangur.

Paçka avantazhit 2-0 në pjesën e parë te vendasit, Charlotte ia doli që të barazojë ndeshjen në pjesën e dytë. Tej barazimit që mund të duket jo i drejtë te Toronto, te ekipi kanadez Bernardeschi futet në historinë e klubit, duke u bërë futbollisti i parë që shënon nga goditja direkte e këndit.

Në fund të ndeshjes, ish-lojtari i Serisë A zbuloi se ishte diçka e provuar në stërvitje. “E provuam në stërvitje sepse ndryshuam pak ekzekutimin në goditje nga këndi, u përpoqa të gjuaja në portë dhe pata fat”.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?