Dejvi Bregu

VIDEO/ Gol dhe asist në Turqi, Dejvi Bregu shkëlqen me Boluspor

14 Janar 2023, 22:04| Përditesimi: 14 Janar 2023, 22:06

  • Share

Sulmuesi shqiptar, Dejvi Bregu ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në javën e 20-të të Ligës së parë në Turqi. Në fitoren 3-1 të Boluspor kundër Manisa, vlonjati ka qënë deçiziv për t'i dhënë tri pikë të tijve. Në minutën e 32, miqtë nga Manisa shënuan golin e avantazhit. Duhej fundi i pjesës së parë që Boluspor të barazonte me Posmac, pas asistit të Bregut.

Dejvi do vijonte formën e mirë në minutën e 51 me golin e tij, teksa aksioni i bukur do finalizohej nga 27-vjeçari. Me këtë realizim, Bregu shkon në kuotën e dy golave këtë sezon, teksa ka dhuruar edhe dy asiste në 20 javët e këtij sezoni. Prej verës së 2021, Bregu është pjesë e Boluspor në Turqi, me vlonjatin që është titullar i padiskutuar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?