Mirlind Daku

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

25 Prill, 10:07| Përditesimi: 25 Prill, 10:09

  • Share

Mirlind Daku ka shënuar golin e gjashtë sezonal në Rusi si dhe ka asistuar për herë të katërt me ekipin e tij. Rubin Kazan fitoi 0-2 në udhëtim me Zenitin dhe protagonist me gol dhe asist ishte sulmuesi i Kombëtares.

Në Shën Petersburg ndeshja u zhbllokua pas 50 minutave lojë. Nga brenda zonës Daku nuk gaboi pas pasimit të Zotov, duke kaluar të tijtë në epërsi për raundin e 21-të. Në vijimin e lojës Daku asistoi për Martynovich duke "vulosur" ndeshjen.

Me formën e treguar në javët e fundit Daku duket se po i dërgon sinjale Sylvinhos për një ftesë në Euro 2024. Në miqësoret e marsit gjilanasi nuk ishte pjesë e listës së brazilianit.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?