Gabimi i Ante Budimir

VIDEO/ Goditi penalltinë më të shëmtuar në La Liga, Budimir përfundon në spital pas ndeshjes

16 Prill, 21:39| Përditesimi: 16 Prill, 21:41

  • Share

Osasuna humbi 0-1 me Valencian për raundin e 31-të në La Liga. Prej mbrëmjes së djeshme në Spanjë nuk po diskutohet asgjë tjetër veç penalltisë së humbur nga Budimir, sulmuesi që mund t'i jepte një pikë Osasunës në fundin e ndeshjes.

Paçka 16 golave këtë sezon, Ante Budimir është në qendër të kritikave për mënyrën e ngatërresës dhe goditjen si 'një fëmijë 3-vjeçar', që nuk ishte e vështirë të ndalje nga portieri Mamardashvili.

Pas ndeshjes sulmuesi kroat përfundoi në spital dhe Osasuna shpjegon se ai luajti me as më shumë as më pak, por tre brinjë të thyera. Kanë qenë golat e tij që e mbajnë Osasunën larg zonës së ftohtë dhe me gjasë qëndrimit në elitën e futbollit spanjoll.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?