VIDEO/ Gjithmonë Gatti, Juventusi mund 1-0 Napolin dhe merr kreun e Serie A

8 Dhjetor 2023, 22:48| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 11:39

  • Share

Serie A e futbollit nisi këtë të premte javën e 15-të. Në Torino, Juventusi fitoi 1-0 kundër kampionëve në fuqi të Napolit dhe për momentin merr vendin e parë në renditje duke i bërë presion Interit që ka një ndeshje më pak.

Ndeshja nisi më mirë për Napolin, me djemtë e Mazzarrit që kontrolluan lojën, por mbrojtja e “Zonjës” dhe Szczesny ishin në ditën e duhur. Rasti më i mirë ishte për Di Lorenzon dhe Kvaratskelian te Napolin, si edhe Vlahovic te Juvja, mirëpo pjesa e parë u mbyll 0-0.

Fraksioni i dytë nisi mirë për bardhezinjtë e Allegrit. Duhej minuta e 51 që Cambiaso të krosonte nga krahu i djathtë dhe Gatti me kokë të mposhtte në dyluftim Rrahmanin dhe t’ia dërgonte topin në rrjet Meret.

Pas pësimit të golit Napoli u përpoq të shënonte dhe gjeti barazimin me Osimhen, kjo edhe pas një dalje të gabuar nga portieri, por gjithçka u anullua për pozicion jashtë loje.

Në fund Juvja fiton 1-0 dhe sërish Gatti tregohet deçiziv edhe pse një mbrojtës. Për t’u përmendur edhe dëmtimi i Vlahovic. Me këtë sukses Juventusi mban kreun e Serie A me 36 pikë, një më shumë se Interi që nesër luan me Udinesen. Napoli me 24 pikë qëndron në vendin e pestë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?