Ernest Muçi

VIDEO/ Gjithë stadiumi bërtet emrin e tij, Ernest Muçi shënon golin e katërt në Poloni

25 Nëntor 2023, 21:43| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 21:48

  • Share

Ernest Muçi shënoi golin e katërt në ligën elitare të futbollit në Poloni. Në Varshavë, Legia po barazon 2-2 kundër Uarta Poznan për javën e 16-të të sezonit. Goli i dytë për vendasit u shënua nga 22-vjeçari i kombëtares shqiptare, që e nisi ndeshjen nga minuta e parë.

Prikryl dhe Eppel shënuan dy gola për miqtë, teksa Joseu shkurtoi për Legian me penallti. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 63 minutë Ernest Muçi përfitoi nga pasimi i Kaputskas dhe me një devijim fin e dërgoi sferën pas krahëve të Lis, për realizimin e katërt sezonal në kampionat.

Pas Uzunit, Cikalleshit dhe Seferit, kjo fundjavë çon edhe Muçin te goli.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?