VIDEO/ Gjergj Luca ironizon Sali Berishën, fjalim nga ballkoni poshtë 'mbështetësve': Dashnorët e lirisë protestojnë çdo natë për mua

2 Shkurt, 10:59| Përditesimi: 2 Shkurt, 11:19

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili në hetim për aferën ‘Parizani’, mban fjalime nga ballkoni i tij duke thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.

Gjergj Luca ka improvizuar një skenë që e shohim çdo mbrëmje, poshtë ballkonit të Sali Berishës. Në këtë video, ndërsa disa ‘mbështetës’ janë mbledhur poshtë ballkonit të Lucës ai mban një fjalim ironik kundrejt Berishës.

Madje një prej qytetarëve të mbledhur poshtë ballkonit të Lucës është maskuar si Sali Berisha dhe mban në dorë një pankartë ironike “Europë reago, Gjergj Lucën na shpëto’.

“Nuk më lenë në baltë miqtë e mi edhe kur dënohem me arrest shtëpie. Si ballkoni i Zhuljetës në Verona të Italisë është bërë edhe ballkoni im në Labinot të Elbasanit poshtë të cilit dashnorët e lirisë protestojnë çdo natë për mua”, shkruan ai me ironi.

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/02/2024 02:41

    Humor zbavites,interpretim interesant,por do te me pelqente qe kete pjese t'a luante ai /Berisha/ me maske qe nga zeri mu duk si A.Llakaj dhe vete Luca te kishte luajtur Ramen.

    Përgjigju
  • Niku: 02/02/2024 12:47

    Hahahahaha je i madh Luca ,me shume njerez ke ti se komunisti Sali

    Përgjigju
    • Gjergji: 02/02/2024 22:41

      Humor i zi. Ky trudhjami per 2 leke po i skllaveron me keq se saliu

    • Akifi: 02/02/2024 13:58

      Jane punetoret e tij , ndersa saliu ka ata 10milekshat

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?