Festa e Gironas

VIDEO/ Girona 'likuidon' 3-0 Vallecanon dhe kalon Barcelonën, klubi madrilen nderon lojtarin e kombëtares shqiptare

27 Shkurt, 10:46
  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë mbyll javën e 26-të. Në Katalonjë, Girona fitoi pastër 3-0 kundër Rayo Vallecanos, duke bërë që të renditet sërish në vendin e dytë pas Real Madridit, duke parakaluar kështu Barcelonën.

Pjesa e parë ishte e bardhë dhe pa gola, me fraksionin e dytë që nisi me realizimin e ukrainasit Tsygankov në të 52 minutë. Rayo Vallecano me Ivan Balliun si titullar u përpoq të barazonte, por fundi foli për vendasit.

Ishte Savio që në minutën 90+1 dhe 90+5 shënoi dy gola të shpejtë për të mbajtur Gironan në vendin e dytë, gjashtë pikë pas Real Madridit.

Kjo ishte sfida numër 100 e Ivan Balliu me fanellën e Rayo Vallecanos, me madrilenët e vegjël që uruan në kanalet e komunikimit mbrojtën e kombëtares shqiptare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?