Giacomo Vrioni

VIDEO/ Giacomo Vrioni rregullon shënjestrën, New England eliminohet nga Kupa e Ligës në SHBA

8 Gusht 2023, 09:44| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 09:47

  • Share

SHBA - Giacomo Vrioni nuk ka mundur të udhëheqë New England Revolution për t'u kualifikuar në 1/8 e Kupës së Ligës në SHBA. Skuadra e sulmuesit shqiptar është mundur nga meksikanët e Queretaro pas penalltive, me kohën e rregullt që përfundoi 1-1.

Në stadiumin "Gillette" në Foxborough, meksikanët u treguan më të saktë duke kaluar në avantazh në minutën e 46-të të ndeshjes me Gomez. Më pas miqtë u përgjigjën me Bajraktarevic në të 78 minutë, për ta dërguar ndeshjen te penalltitë.

Nga pika e bardhë Giacomo Vrioni u tregua i saktë te Revolution, ndërsa Gill dhe Harkes gabuan shënjestër, duke bërë që ekipi i tyre të eliminohet. Pasi gaboi një penallti pak ditë më parë, Vrioni ka mësuar nga gabimi dhe ka tundur rrjetën, paçka se nuk ndihmoi ekipin në kohën e rregullt me gol.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?