Tom Holland

VIDEO/ Gëzon Shqiptarët, Tom Holland bën simbolin e shqiponjës me duar

17 Dhjetor 2023, 07:44| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 08:52

  • Share

Aktori i njohur, Tom Holland dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve pasi ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Një video e ndarë në rrjetet sociale Twitter dhe TikTok tregon aktorin britanik duke krijuar formën e shqiponjës me duar, simbolin që përfaqëson flamurin shqiptar.

Ndërsa përgatitet për foton, fansja i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar njëherësh sensin e tij të afërt dhe respektin për kulturën e fansave.

@iconstyle.al

Aktori i ‘Hollywood’, Tom Holland i njohur për rolin ikonik të ‘Spiderman’ ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve pasi së fundmi është shfaqur duke bërë simbolin e shqiponjës ????????????????

♬ original sound - ICONSTYLE

 

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?