VIDEO/ Gazetari i Report Tv raporton i mbuluar nga bora! By Passi i Qafës së Murrizit i bllokuar! Në makina ka dhe fëmijë

25 Nëntor 2023, 15:15| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 15:42

  • Share

 

Gazetaria është mision dhe sakrificë. Të duhet të dalësh edhe në mes të shiut, të ftohtit apo borës për të përcjellë lajmin, të jesh aty ku ngjarja ndodh.Gazetari i Report TV Mahir Jangulli ndodhet në qarkun e Dibrës që sot është përfshirë nga reshje të dendura të borës. Temperaturat në telefon shënon - 7 gradë Celcius. 

Nga atje raporton se by pass i Qafës së Murrizit është prej më shumë se një ore i bllokuar. Radhët e gjata të makinave për shkak se kanë lëvizur pa zinxhirë kanë bllokuar lëvizjen në këtë aks.

"Ka probleme shumë. Ka radhë të gjata makinash në të dy krahet e By Pasit. Ka dhe fëmijë në makina'  raporton ai.

Policia këshilloi të mos lëvizet pa zinxhirë.

Në qarkun e Dibrës rruga Peshkopi- Kukës është e pakalueshme ndërsa në zonat malore trashësia shkon në 20 cm

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?