Goli i Garnacho

VIDEO/ Garnacho mrekullon Man. United me supergol, u kujton 'Djajve' Rooney-n

26 Nëntor 2023, 18:02| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 18:03

  • Share

Everton dhe Manchester United po luajnë për javën e 13-të në Premier League. Dueli nisi mirë për "Djajtë e Kuq", me United që kaluan në avantazh qysh pas tre minutave lojë. Ishte Garnacho që shënoi një perlë me roveshatë, kjo pas asistit të Dalot. Të gjithë me duart në kokë pas supergolit të argjentinasit, që u kujtoi tifozëve të United golin e ish-kapitenit Rooney, shënuar në të njëjtën mënyrë kundër Man. City-t vite më parë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tre humbje radhazi për Tottenham, Aston Villa e mposht 1-2 në Londër! Man. United i shënon 3 gola Evertonit në Premier League


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?