Arthur da Silva

VIDEO/ 'Gardiani' shënon nga porta në portë, festë e 'çmendur' në kampionatin portugez

19 Tetor 2022, 15:24| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 15:27

  • Share

Gardiani i Feirense në ligën e dytë portugeze, Arthur da Silva ka shënuar gol nga porta në portë. Në minutën e 69 të ndeshjes portieri ka barazuar përkohësisht sfidën në 1-1 kundër Moreirense, me ekipin e tij që humbi 1-2 për javën e nëntë në kampionat.

Me topin që ishte në rivënie fundore, Arthur nuk është menduar dy herë duke tentuar me një top të gjatë. Portieri mik doli nga porta për të kapur topin, me sferën që kërceu më shumë se ai, teksa Kevin humbi edhe ekuilibrin. Festë e madhe te vendasit pas golit të portierit, me pamje të tilla që janë të rralla në futboll. Goli nga 95 metra ka bërë xhiron e rrjetit duke u komentuar në rrjetet sociale.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?