Ngatërrimi i flamurit

VIDEO/ Gafë e rëndë te Holanda para Kupës së Botës, skuadra e Van Gaal ngatërron flamurin dhe pozon me atë të kampionëve

18 Nëntor 2022, 12:00
  • Share

Skuadra e Holandës ka bërë një gafë të pafalshme në prag të nisjes së Kupës së Botës. Skuadra e Van Gaal ka pozuar me flamurin e Francës në vend të atij holandez. Në stërvitjen e fundit para nisjes për në turneun më madhor të futbollit botëror, "Tulipanët" kanë dashur të pozojnë me tifozët, teksa kanë ngatërruar flamurin.

Në vend të atij holandez, lojtarëve dhe tifozëve iu dha ai i Francës. Për pak çaste të gjithë u hutuan, teksa më pas e larguan. Në vend të vijave horizontale, lojtarëve iu dha flamuri i Francës me vija veritikale. Ngjashmëria mes simboleve të Holandës dhe Francës është e madhe në dizajn dhe ngjyra, teksa vetëm drejtimi i vijave bën diferencën. Pasi e kuptuan gabimin, stafi, lojtarët dhe tifozët kanë bërë edhe batuta.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?