Protagonistët e rastit

VIDEO/ Gafa epike në Champions League, zbulohet justifikimi i arbitrit për episodin e penalltisë që nuk iu dha Bayern Munich

11 Prill, 18:56| Përditesimi: 11 Prill, 18:58

  • Share

Arsenal dhe Bayern Munich barazuan 2-2 në ndeshjen e parë çerekfinale mes tyre në Champions Laague. Përtej 4 golave të shënuar, dhuroi edhe një sërë episodesh të diskutueshme, të cilat vazhdojnë të “ziejnë” në kampet respektive.

Arsenali u ankua në minutat e fundit të ndeshjes për mohimin e penalltisë pas kontaktit në zonën e rreptësisë mes Noyer dhe Saka. Por, përpara këtij precedenti një tjetër episod i çuditshëm ndodhi në minutën e 66.

Mbrojtësi i “Topçinjve” Gabriel e merr topin me dorë pas pasimit të portierit dhe e vendos në pozicion për ta ekzekutuar, ndonëse nuk kishte të bënte me ndonjë faull apo goditje të lirë, teksa arbitri kryesore Glend Nyberg ndodhej shumë pranë, por refuzoi ta shikonte në sistemin VAR, apo të ndërmerrte veprime konkrete për të sinjalizuar penalltinë.

Justifikimi i arbitrit suedez kishte të bënte se ai ishte një gabim fëmijënor. "Në kompeticione kaq madhore nuk mund të jepen 11-metërsha për gabime kaq fëmijënore. Mos të harrojmë se në cilin kompeticion ndodhemi dhe se në çfarë fazë jemi”. Te Bayern Munich nuk e "përtypën" mirë këtë episod.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?