Gafa e Remko Pasver

VIDEO/ Gafa e rëndë, arsyeja pse Ajax-i po kërkon një portier të ri

10 Korrik 2023, 12:45| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 12:47

  • Share

Pas katër titujsh radhazi, Ajax e përfundoi sezonin e kaluar si klubi i tretë në Eredivisie holandeze dhe tani po përgatitet për edicionin e ri, në të cilin nën drejtimin e trajnerit të ri Maurice Steyn, do të përpiqet të korrigjojë vitin e kaluar që ishte jo konkurrues. Në ndeshjen e parë përgatitore Ajax barazoi 2-2 ndaj Den Bosch, që luan në Ligën e Dytë.

Për shkak të mënyrës se si Ajax pranoi golin e parë, video e golit u bë menjëherë virale. Një gabim i madh ka bërë lojtari më me përvojë i skuadrës, portieri 39-vjeçar Remko Pasver, i cili e kaloi gjithë karrierën e tij në klubet holandeze.

Gjatë presionit nga kundërshtarët, Pasver e gjuajti topin pa kujdes drejt sulmuesit kundërshtar Jaron Vicari, i cili shënoi pa vullnet të plotë. Tanimë pas kësaj gafe Ajax është duke kërkuar për një portier të ri.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 10/07/2023 19:14

    Faji nuk ishte vetem i portierit por edhe i mbrojtjes qe qarkullon ne menyre te tepruar topin me pasa te perseritura dhe te panevojshme afer zones. Pastaj, nqs nje skuader me emer si Ajaxi e ve te luaje ne nje kalceto ku nuk hyjne dot me shume se 500 tifoze, normale qe asnjeri nuk do e marre lojen seriozisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?