Arbnor Muçolli

VIDEO/ Ftesa e Sylvinhos emocionon Arbnor Muçollin, sulmuesi gabon nga penalltia! Më pas 'gatuan' golin e suksesit për të tijtë

12 Nëntor 2023, 18:17| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 18:18

  • Share

Sulmuesi anësor i Kombëtares, Arbnor Muçolli ishte "engjëll dhe djall" për suedezët e Goteborg. Për javën e 30-të të sezonit, 24-vjeçari ia doli të ishte vendimtar edhe pse fundi i ndeshjes ishte dramatik, me një penallti të humbur nga ai dhe një asist.

Goteborg fitoi 1-2 kundër Varberg në transfertë, me miqtë e Muçollit që përmbysën. Zackrisson në minutën e 64 zhblloi sfidën për vendasit, para se Kahed dhjetë minuta më vonë të vendoste ekuilibrat.

Në të 89 minutë Arbnor Muçolli u paraqit para pikës së bardhë të penalltisë, me sulmuesin që goditi jashtë dhe në fytyrën e tij dëshpërimi ishte i qartë. Në minutën e pestë të shtesës, sërish Muçolli i cili cilësohet si "Modrici shqiptar" për vetë lëvizjet në fushë dhe ngjashmërinë me yllin e Real Madrid, do asistonte për Carlen që nuk gaboi dhe shënoi golin me vlerën e tri piëve për Gotborg.

Për momentin Goteborg është jashtë zonës së ftohtë në renditje, teksa Muçolli ka marrë ftesën nga trajneri i Kombëtares Sylvinho për dy ndeshjet e radhës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?