Pamje nga përmbytjet në departamentin e Pas-de-Calais në Francën veriore

VIDEO/ Franca në alarm për shkak të përmbytjeve, mbyllen shkollat

8 Nëntor 2023, 14:12| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 14:14

  • Share

Pjesa veriore e Francës është përmbytur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar edhe daljen e lumenjve nga shtrati.

I gjithë veriu është nën alarmin e kuq, që ka hyrë në fuqi nga fillimi i javës, me dëmet që i kanë kaluar tashmë miliona euro, raporton France24.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët, kryesisht në qytetet në veri, por edhe qendër, që të shmangin daljet me automjete, sepse qarkullimi konsiderohet si ekstremisht i vështirë.

Dhjetëra zona përkatësisht 69 qytete e zona rurale, sipas mediave franceze, janë mbyllur dhe izoluar totalisht. Shkollat do të qëndrojnë mbyllur deri në një njoftim të dytë

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?