Kolo Muani feston golin

VIDEO/ Franca 'merr hakun' e Shqipërisë, mposht 3-2 Kilin në një duel dramatik

27 Mars, 10:11| Përditesimi: 27 Mars, 10:21

  • Share

Stadiumi "Velodrome" në Marseille pa një sfidë të luftuar, aty ku pas 90 minutave të ethshme vendasit e Francës fituan 3-2 kundër Kilit. Skuadra e Deschamps përmbysi ndeshjen, me amerikano-latinët që pasi mposhtën Shqipërinë 0-3 e pësuan nga "Gjelat".

Miqtë shokuan Francën pas vetëm gjashtë minutave lojë me Nunez, ndërsa Franca përmbysi me Fofana dhe Kolo Muani në minutat 19-të dhe 25-së. Në pjesën e dytë ishte Giroud që shënoi golin e tretë për francezët, ndërsa Osorio shkurtoi shifrat, duke bërë që dhjetë minutat e mbetura të ishin një thriller i vërtetë.

Në fund Franca fitoi 3-2 këtë duel, teksa "Gjelat" janë një nga skuadrat pretendente për të shkuar në finalen e Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?