VIDEO/ Flakadanët ‘turbullojnë’ Interin, kundër Genoas e mbyll vitin në barazim! Ngec edhe Napoli, fiton Lazio

30 Dhjetor 2023, 11:45| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 16:45

  • Share

Genoa ka rezultuar një kockë e fortë për Interin në javën e 18 të Seria A. Zikaltërit të cilët vinin si kryesues në këtë përballje janë ndalur me rezultatin 1-1 pavarësisht se realizuan të parët. Arnautovic zhbllokoi shifrat në minutën e 42, duke gjetur edhe golin e parë si zikaltër në kampionat.

Megjithatë shtesa e pjesës së parë rezultoi fatale për Interin. Arbitri akordoi 7 minuta për shkak të ndërprerjes nga flakadanët e tifozëve, ndërsa në limite të kohës Dragusin, barazoi shifrat me kokë. Rezultat që deri në fund do mbetej i pandryshuar.

Ndërkohë edhe kriza e Napolit vijon të zgjasë. Përetj shumë ulje-ngritjeve gjatë sezonit, të premten kampionët në fuqi të Seria A e çuan në 3 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore. Këtë herë të besuarit e Mazarit barazuan pa gola, 0-0 kundër Monzës.

Lazio në javën e 18 siguroi fitoren e dytë radhazi, teksa mposhti 3-1 me përmbysje Frosinonen. Asnjë futbollist shqiptar nuk e nisi si titullar ndeshjen, ndërsa në pjesën e dytë mori minuta Hysaj për Lazion dhe Marvin Çuni për Frosinonen.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?