Pritja që Messi mori nga shokët e skuadrës

VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola

24 Mars 2023, 09:30
  • Share

Argjentina fitoi 2-0 me Panamanë në një test miqësor të zhvilluar në "Monumental" në Buenos Aires. Dueli ishte i pari për Argjentinën si kampione bote, me suksesin e radhës që erdhi para 83 mijë tifozëve. Mbështetësit e "Albiceleste-s" ishin të shumtë në numër është jashtë stadiumit, teksa katër orë përpara mbanin radhë për t'u futur në impiant.

Përpara se të niste dueli, Messi me shokë prezantuan trofeun e kampionit të botës para tifozëve. Kapiteni Messi është pritur si hero, me brohorimat që ishin specifikisht vetëm për të.

Sa i takon duelit, goli i parë u shënua në minutën e 78-të nga Almada. Goditja e dënimit nga Messi u stampua në shtyllë dhe më pas në rrëmujë Almada e dërgoi sferën në rrjetë. Në të 89 minutë Lionel Messi nuk gaboi dy herë nga goditja e dënimit, duke dërguar shifrat në 2-0 për golin e 800-të në karrierë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?