Pele

VIDEO/ Fitoi 120 mijë dollarë, përkulja që bëri Pele hyri në histori

30 Dhjetor 2022, 16:38| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 16:42

  • Share

Ylli i futbollit botëror, Pele u nda dje nga jeta në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Braziliani që gjithë jetën ia dedikoi futbollit hyri në historinë e këtij sporti për lojën "Samba", golat dhe driblimet e shumta. Si i vetmi që ka fituar tre Kupa Bote, Pele u bë pjesë edhe e fushatave të ndryshme publicitare.

Një ndër to ka ndodhur në çerekfinalen e Botërorit 1970, ku përpara ndeshjes Brazil - Peru ylli i futbollit u përkul për të lidhur këpucët e tij puma. Nëse vëmendja shkoi te ai edhe këpucët, kjo nuk ishte diçka rastësore. 120 mijë dollarë kishte paguar marka e njohur e këpucëve në drejtim të Pele për një reklamë të tillë. Veprimi i Pele u fut në histori, me futbollistin që bëri fushatë publicitare në fushën e lojës 52 vite më parë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?