Foto nga festivali i dritave

VIDEO/ Festivali i dritave, mbahet në Danimarkë edicioni i shtatë me artistë nga e gjithë bota

5 Shkurt, 14:39| Përditesimi: 5 Shkurt, 14:42

  • Share

Një sërë instalimesh artistike, skulpturash dhe projeksionesh, po ndriçojnë netët e errëta të shkurtit në kryeqytetin danez. Festivali i dritave në Kopenhagen i ka dhënë tashmë kryeqytetit një tjetër pamje.

“Mendoj se kjo më jep mundësi të shoh art në hapësirë publike, me pamjen e Kopenhagenit që ndryshon nga drita. Është një mënyrë e mirë për ta parë qytetin me tjetër dritë", tha Peter Brandsholm, IT në Kopenhagen.

“Festivali i Dritave në Kopenhagen është një ide e shkëlqyer. Është një ide shumë e mirë për Kopenhagenin. Ju e shihni Kopenhagenin në një këndvështrim të ri. Papritur keni gjithë këtë dritë kudo. Të gjitha këto ndërtesa ikonike mund t’i shihni në një këndvështrim krejtësisht të ri. Na pëlqen vërtet shumë", tha Ole Samsoe, teknik i dritave, raportojnë mediat e huaja.

Edicioni i shtatë i këtij festivali ka nisur më 2 shkurt dhe do të vijojë të ndriçojë qytetin deri më 25 shkurt. Në festival marrin pjesë artistë nga Danimarka dhe e gjithë bota.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?