Tifozët e Argjentinës duke festuar titullin kampion bote

VIDEO/ Festa nuk ka fund në Argjentinë, Messi udhëheq ekipin mbi autobus! Mijëra tifozë vijojnë të qëndrojnë në shesh

20 Dhjetor 2022, 16:20| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 16:27

  • Share

Argjentina është në festë pas fitimit të Kupës së Botës. E marta është shpallur festë zyrtare dhe të gjithë janë në sheshe për të festuar titullin kampion bote. Në 12:00 me orën në Buenos Aires dhe 16:00 me atë shqiptare, mijëra tifozë të "Albiceleste" kanë zbarkuar në sheshin "Obelisk" dhe janë në pritje të autobusit të hapur aty ku janë lojtarët.

Messi me shokë tanimë janë nisur nga hoteli ku qëndronin prej mëngjesit të sotëm, teksa kujtojmë se festa zgjati deri në orët e para të së martës, atëherë kur ekipi zbarkoi në kryeqytetin e vendit. Pamjet me dron tregojnë se i gjithë Buenos Aires është në shesh dhe rrugë duke festuar, me Kupën e Botës që e ka kthyer të martë në festë zyrtare. Pamje të mahnitshme që t'i ofron vetëm sporti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?