Argjentina fitoi dje 3-0 me Kroacinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës duke marrë një biletë për në finale. Në gjithë qytetet e Argjentinës dhe jo vetëm, festa ishte e madhe për këtë arritje të dytë në tetë vitet e fundit. Në kryeqytetin Buenos Aires mijëra tifozë ndoqën ndeshjen në sheshet publike, me ditën që ka qenë pushim.
Veç festës ka pasur edhe incidente që mund të ktheheshin në tragjedi. Disa tifozë të Argjentinës po festonin duke kërcyer në tarracë, me strukturën që u shemb dhe tifozët përfunduan në tokë. Për fat nuk pati asnjë dëm apo të lënduar, me momentin që mund të ishte kthyer në një tragjedi.