Sheqere Allushi

Video/ Fermerja flet nga ferma e saj në Zall Herr: Lopët i kam si yje, si aplikova për subvencionin e tyre dhe për akicizën zero për naftën

26 Janar 2021, 20:53| Përditesimi: 26 Janar 2021, 20:58

  • Share

Një komunitet interesant që promovon Gruan dhe mbron të drejtat e saj është ngritur në rrjetin social Facebook. ”TE JESH GRUA” emërtohet faqja në rrjetet sociale e cila promovon Gruan dhe mbron të drejtat e saj. Në postimin e fundit të saj, ”Te jesh grua” sjell historinë e një gruaje fermere nga Zall Herri, e cila quhet Sheqere Allushi dhe ka 24 vite që merret me blegtori.

Zonja Allushi tregon me shumë pasion dashurinë e saj për punën e saj dhe i konsideron si yll bote bagëtinë që ajo mban në fermën e saj. Në video paraqitet një atmosferë e pastër fshati teksa zonja Allushi tregon dashurinë për bagëtinë dhe ‘komunikimin’ e saj me to.

Më tej, zonja Allushi tregon për mbështetjen që ajo ka marrë nga shteti për rritjen e fermës së saj. Ajo shprehet se kur nisi pjesa e aplikimi për subvencionin për lopët, ajo duke patur niptin dhe kartën e fermerit nuk e pati të vështirë të bëjë aplikimin online. Zonja Allushi shprehet se bashkë me fëmijët ka aplikuar edhe për zero akcizë për naftën, ku të gjithë fermerët do të përfitojnë naftën me 0 akcizë.

Në fund, fermerja Allushi i bën thirrje të gjithë të ngjashmëve të saj që të pajisen me NIPT fermeri dhe kartë fermeri e të aplikojnë njëlloj si ajo, pasi kjo është një ndihmë e madhe për ta. /Lexo

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sula: 27/01/2021 01:40

    Duhet te behemi si e gjithe bota,, me dokumenta dhe perfiton ndihme...

    Përgjigju
  • Na ruajt zoti: 26/01/2021 22:10

    Program i një vjedhëseje tipike

    Përgjigju
    • Sadushe: 27/01/2021 07:25

      Po te jen te gjith si ty na mer lumi....ty nuk te ruan as djalli se qeke i mbaruar...per cfar duhesh ti...per ndonje miting qe ben sali krimineli te maresh ndonje lek pa punuar...

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?