VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian

25 Prill, 17:19| Përditesimi: 25 Prill, 17:31

  • Share

Një veprim i pazakontë ka ndodhur gjatë një seance të Parlamentit Europian të mërkurën (24 prill) ku eurodeputeti sllovak Miroslav Radačovský nxorri nga çanta një pëllumb të bardhë dhe e lëshoi të fluturonte në sallë si simbol i paqes në botë.

 “Unë do të doja ta liroj këtë pëllumb si një simbol të paqes, për të simbolizuar se Evropa ka nevojë për paqe. Le ta lëmë këtë pëllumb të na bashkojë të gjithëve," tha ai.

 Ndryshe nga se mendonte veprimi i tij shkaktoi reagime të ashpra nga anëtarët që ishin të pranishëm në sallë, të cilët e akuzuan duke i thënë se ai kishte përdorur një shpend për të shprehur një pikë politike në kundërshtim me rregullat e parlamentit.

 “Ai përdori një shpend, të fshehur në çantën e tij si një objekt i thjeshtë, vetëm për të bërë një deklaratë paqeje sot. Çfarë do të bëni për ta rikthyer këtë kafshë, zotëri? Ku është mirëqenia e kafshëve në gjestin e këtij folësi? Unë e shoh këtë absolutisht të papranueshme”, tha eurodeputetja Caroline Roose.

 Ndërsa Jan-Christoph Oetjen, një nënkryetar i parlamentit, tha se incidenti do t’i raportohet presidentit të dhomës, duke shtuar: “Shpresojmë që kafsha të jetë mirë”.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?